Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte deklaroi se nga dita e nesërme punonjësit në shkolla dhe çerdhe duhet të kthehen në punë. Përndryshe, sipas saj punonjësit do të përballen me probleme serioze.“Me vendim të SASHK-ut greva është pezulluar dhe nga nesër mësimdhënësit duhet të kthehen në punë. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me një sërë problemesh. Mund të marrin procedura disiplinore, të humbasin punën e tyre” tha Trençevska në tv24.