Nedellkov thotë se nisja e mësimit nuk do të thotë se kanë pranuar rritje të pagës prej 12%, ja sa përqindje kërkojnë

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov gjatë ditës së sotme ka raportuar në lidhje me vendimin për pezullim  të grevës. Ai tha se bisedimet me MASH-in, për gjetjen e zgjidhjes për pagat do të vazhdojnë pasdite.

“Fakti që sot ka vazhduar procesi mësimor nuk do të thotë se kemi pranuar ofertën për rritje të pagës prej 12%. Ne nuk pranuam ngase ashtu vendosi anëtarësia e SASHK-ut dhe në një farë mënyrë përsëri gjendemi në fillim të bisedimeve. Me ndihmën e ndërmjetësuesit të autorizuar do të tentojmë ta marrim për qindjen e kërkuar prej 18.4 për rritje të rrogave, marrëveshje kolektive të re dhe rritje të vazhdueshme të pagave për vitin 2023 dhe 2024”, ka deklaruar Nedellkov.