Nedellkov: Kemi afruar qëndrimet, por gjithçka mbetet e hapur, edhe aktivizimi i grevës

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas mbarimit të takimit me Ministrinë e Arsimit, ka deklaruar se në takim është biseduar për të gjitha çështjet dhe se kanë përafruar disa qëndrime në lidhje me marrëveshjet kolektive.

“Nuk shpresoj, por patjetër duhet të përfundojmë javën tjetër ku opinioni do të duhet të njoftohet nëse greva do të aktivizohet përsëri, kjo do të varet nga rezultatet e bisedimeve, nga rekomandimet që do t’i shkruaj ndërmjetësuesi. Kështu që gjithçka është e hapur nuk mund të pohojë premtim për opsion tjetër”, tha Nedellkov, raporton Schoolture.info

Ai ka thënë se nuk ekziston çështje që hapet dhe e cila refuzohet dhe nuk është e pranueshme për të dyja palët.

“Bëhet fjalë për nuanca që nënkuptohet ne shkojmë në bazë të interesit tonë, ata interesin e tyre, sillen ndryshe. Por nuk ka çështje që nuk është hapur dhe që nuk mund të zgjidhet”, shtoi më tej Nedellkov.

Schoolture.info