Semi –Maturantët në Maqedoninë e Veriut këtë vit kanë mundësinë të regjistrohen në shkollë të mesme në një drejtim të ri, i cili është Teknikë Kompjuterike dhe Automatikë, e këtë mundësi ua ofron Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, Vllado Tasevski (PTT).
Profesori, Meriton Berisha, apelon tek të gjithë filloristët që të regjistrohen tek shkollat profesionale, pasi ato ofrojnë cilësi dhe edukim në arsim.
MERITON BERISHA-PROFESOR NË SHMQSH VLLADO TASEVSKI
“Ne si shkollë profesionale u ofrojmë nxënësve të rinj, që të kenë mundësinë të shkollohen në tre drejtime të ndryshme, drejtimi i parë është drejtimi i komunikacionit, në profilin teknik për transport dhe shpedicion, drejtimi i dytë është drejtimi për elektronikë, d.m.th elektronikë dhe telekomunikim d.m.th. profili, dhe drejtimi i tretë është drejtimi i informatikës, besoj që ky drejtim do të zgjojë interesim të madh tek nxënësit e rinj, sepse bëhet fjalë për një drejtim të ri, këtu në shkollat e mesme të qytetit të Shkupit dhe do t’u mundësohet drejtimi për programera”.
Profesoresha e Elektroteknikës Teuta Murati tha se kushtet në këtë shkollë të mesme profesionale janë tepër të mira
TEUTA MURATI-PROFESORESHË NË SHMQSH VLLADO TASEVSKI
“Kushtet të cilat i ofron shkolla jonë, janë kabinete të pajusura me kompjuter, pastaj pjesa praktike bëhet në firma të ndryshme, d.m.th janë profesorët të cilët sëbashku me nxënësit shkojnë nëpër firma të ndryshme, marrin përvoja të ndryshme, si dhe kuptohet pjesa teorike të cilët jemi profesorët adekuat për lëndët përkatëse”.
Edhe nxënëset e po kësaj shkolle Agnesa Arifi dhe Samira Isenaj, apelojnë për semi maturantët që të regjistrohen në këtë shkollë.
AGNESA ARIFI-NXËNËSE NË SHMQSH VLLADO TASEVSKI
“Ju sugjerojë të gjithëve nxënësve që janë në dilemë, të bëjnë zgjidhjen e tyre për një jetë dhe për një të ardhme më të mirë, ku në ditët e sotme është primare për çdo këndë në lehtësimin në jetën e tyre dhe ju kisha sugjeruar që të bëjnë këtë përzgjedhje”.
SAMIRA ISENAJ- NXËNËSE NË SHMQSH VLLADO TASEVSKI
“Ju kisha këshilluar që të gjithë nxënësit, që sapo kanë mbaruar shkollën fillore, të drejtohen në disa drejtime profesionale, përshkakë që të kenë një të ardhme të ndritshme”.
Ndryshe, afati i parë i regjistrimit të nxënësve do të bëhet më 14 dhe më 15 qershor, ndërsa afati i dyti është më 21 qershor dhe afati i tretë më 28 qershor. Duke filluar nga ky vit aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike.
Burimi: TV SHENJA