Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska vlerëson se gjendja me pandeminë nëpër çerdhe është nën kontrollë. Shahpaska theksoi se këtë e dëshmojnë shifrat e Covid-19 nëpër çerdhe.
“Që nga hapja e çerdheve më 9 shtator deri më sot janë regjistruar gjithsej 33 fëmijë pozitiv me Covid-19 dhe 109 të punësuar nëpër çerdhe. Për momentin në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë”, informoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.