Qyteti i Shkupit ka publikuar thirrjen për angazhimin e asistentëve për nevojat e nxënësve me nevoja të posaçme në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2021/2022.
Nga data 4 deri më 13 gusht 2021, nga ora 8 deri në orën 14, të gjithë personat e evidentuar si të papunë që janë të interesuar të përfshihen në programin punë e dobishme komunale në kuadër të projektit “Përkrahje për inkluzivitet në procesin edukativo arsimor-avancim i të drejtave dhe mundësive për kategoritë më të prekura të qytetarëve në Qytetin e Shkupit”, mund të paraqiten në Agjencinë për punësim- Qendra për punësim në Qytetin e Shkupit.
Personat që do të përzgjidhen do të angazhohen 20 orë në javë në periudhë prej 9 muajve do t’ju paguhet kompensim prej 9.000 denarë me tatim të përfshirë.
Qëllimi i projektit është këta persona të aftësohen dhe gradualisht të kyçen në tregun e punës.
Përshtati: Schdoolture.info