Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar thirrje për grante për shkollat fillore dhe të mesme publike që do të realizojnë aktivitete të përbashkëta të nxënësve që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës.
Grantet në vlerë deri në 30.000 denarë do të ndahen për 95 shkolla (70 fillore dhe 25 të mesme) të cilat do të përzgjidhen me rangim nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Siç thekson MASH në Thirrjen Publike, aktivitetet mund të realizohen në mënyrë të pavarur në një shkollë ku mësimi realizohet në disa gjuhë mësimore ose në partneritet me një shkollë tjetër.
Qëllimi i thirrjes është promovimi i praktikave të mira për aktivitete që ushqejnë marrëdhënie harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve.
“Me ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe multikulturore e cila mundëson ndërtimin e institucioneve arsimore moderne, të suksesshme dhe efektive që do të promovojnë vlera multietnike dhe multikulturore, qasje të individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv shumëdrejtues në komunikim të këndshëm dhe miqësor. Inkurajojmë shkollat që të aplikojnë me projekte për aktivitete të përbashkëta mes nxënësve që japin mësim në gjuhë të ndryshme mësimore”, thekson MASH.
Për të aplikuar në Thirrjen Publike, shkollat duhet të regjistrohen me llogarinë zyrtare të përdoruesve të “@schools.mk. Aplikimi zgjat deri më 3 dhjetor 2021.