Karvani i fushatës “Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ” sot është në Strumicë qëllimi i së cilës është t’i njohtojë gjimnazistët e ardhshëm me mundësitë dhe përparësitë e arsimit të mesëm profesional,. Shkolla profesionale “Nikola Karev” për gjysmëmaturantët ,nga qyteti organizon ditë të hapur ku i prezanton programet mësimore, kompanitë me të cilat bashkëpunon dhe kushtet për edukim në kuadër të shkollës.
Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili tha se arsimi i mesëm profesional në vend rikthen shkëlqimin dhe atraktivitetin që kishte dikur, duke ngritur cilësinë e programeve mësimore , trajnimeve praktike dhe mundësitë stimuluese të cilët i ofron shteti në formë të bursave për të gjithë nxënësit e regjistruar në paralele duale .
Duke i ftuar gjimnazistët e ardhshëm që të zgjedhin arsimin e mesëm profesional, ai i informoi se regjistrimet fillojnë nga mesi i muajit qershorë, ndërsa risi është se këtë vit për herë të parë aplikimi do të jetënë mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.
Konkursi për vitin shkollorë 2022-2023 parasheh hapjen e 227 paraleleve duale, në të cilat mësimi praktik do të realizohet me mbështetjen e mbi 450 kompanive që praktikisht do të trajnojnë nxënësit drejtpërdrejt në proceset prodhuese dhe organizative. Zgjerimi i konceptit të arsimit dual pothuajse në të gjitha shkollat e mesme profesionale në vend është rezultat i fushatës “Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ” e cila zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për së dyti herë radhazi, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane dhe projektit “Arsimi për punësim”.
Schoolture.info