Ministri Jeton Shaqiri në fjalën e tij theksoi se buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për investime në infrastrukturë për të dytin vit radhazi arrin në më shumë se një miliard denarë, që paraqet një rritje prej 2.5 herë më shumë se 2 apo 3 vitet e mëparshme.
Gjatë periudhës së verës ka përfunduar rikonstruksioni i një sërë objektesh shkollore, pra i asaj që është trashëguar si aktivitet aktual dhe 20 të tjera janë duke u rikonstruktuar. Po ndërtohen disa objekte të reja shkollore. Po ndërtojmë edhe dy salla të reja sportive dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i disa të tjerave, tha ministri.
Ai iu referua edhe punësimit të asistentëve arsimorë për nxënësit me zhvillim jotipik, numri i të cilëve këtë vit shkollor do të jetë 720.
Në fushën e shkencës kemi buxhet prej 218 milionë denarë vetëm për projekte të institucioneve publike shkencore dhe të arsimit të lartë dhe për pajisjen e tyre me mjete laboratorike. Kjo nuk ekzistonte në të kaluarën, dhe tani është bërë një hap i madh për të mbështetur punonjësit shkencorë dhe kërkimorë. Në arsimin e lartë nevojitet një koordinim më i madh me institucionet autonome dhe do të bëj gjithçka që kam në dorë që të shohim rezultate më të mira në renditjen botërore të universiteteve, tha Shaqiri, duke shtuar se Ligji për standardin e studentëve dhe ushqimin e subvencionuar të studentëve është rishikuar për të mbështetur të gjithë ata që kanë vërtet nevojë, njëkohësisht është zgjatur dhënia e bursave për studentët që do të regjistrohen në një nga universitetet më të mira të botës.