Ivanka Mijiq, Këshilltare në Byronë për Zhvillimin e Arsimit në emisionin „Objektivi” të Radio Televizionit kombëtar e shpjegoi mënyrën se si do të bashkohen modulet në lëndën e integruar të shkencave natyrore. Mijiq tha se sipas konceptit të ri për arsimin fillor, lënda shkencat natyrore do të mësohet në të gjitha nëntë klasat nga arsimi fillor nëntëvjeçar. Duke filluar nga klasa e parë, përfundimisht me klasën e pestë do të përfaqësohet me dy orë në javë, në klasën e gjashtë do të mësohet nga tre orë në javë dhe në periudhën e tretë të zhvillimit nga arsimi fillor, nga klasa e shtatë deri në të nëntën, nga pesë orë në javë.
“Ajo çka është e re për lëndën e shkencave natyrore është ajo se nga klasa e shtatë deri në të nëntën, lëndët mësimore biologji, kimi dhe fizikë integrohen në lëndë mësimore të re të shkencave natyrore, si module të ndara kuadër të vetë lëndës mësimore. Ajo do të thotë që, në thelb, disiplinat shkencore biologji, kimi dhe fizikë edhe më tej mbesin të mësohen si më parë, në lidhje me vëllimin, vetëm që ato tani janë rikonstruktuar në planin mësimor. Këto tre module, moduli biologji, moduli kimi dhe moduli fizikë, nga një aspekt si module janë të pavarura. Për shembull, në modulin biologji do të mësohen në përjashtim temat mësimore dhe përmbajtjet mësimore që janë nga fusha shkencore e biologjisë. “Përkatësisht edhe në dy modulet tjera,” theksoi Mijiq.
Me konceptin e ri fitohet vazhdimësi në mësimin e shkencave natyrore, tha Mijiq.
“Dhe tani nga klasa e parë deri në të gjashtën kemi lëndë mësimore të shkencave natyrore, në të cilën tanimë janë të integruara këto disiplina shkencore biologjia, kimia dhe fizika. Por në klasën e shtatë ekziston një ndërprerje në mësimin e disiplinave shkencore kimia dhe fizika dhe me konceptimin e ri ajo ndërprerje tejkalohet, që është shumë pozitive sepse fitojmë një vazhdimësi në mësimin e shkencave natyrore. Sipas konceptit të ri, nga disiplinat shkencore kimi dhe fizikë, ajo që mësohet në klasën e tetë, në të ardhmen do të ndahet në dy klasa, në klasën e shtatë dhe të tetë, kështu që nxënësve do t’u sigurohet ajo vazhdimësi në mësimin, që është me të vërtetë një hap përpara,” tha Mijiq.
Të gjitha modulet në lëndën shkencat natyrore gjatë vitit shkollor do të realizohen ndaras, në mënyrë të vazhdueshme, nga fillimi deri në fund të vitit shkollor. Secili nga këto module do të ligjërohet nga mësimdhënës kompetent. Kjo do të thotë nëse mësimdhënësi është i profiluar universitar dhe është mësimdhënës i biologjisë, do ta ligjërojë vetëm modulin e biologjisë. Mësimdhënësit e kimisë do ta ligjërojnë modulin e kimisë, mësimdhënësit e fizikës modulin e fizikës. Mësimdhënësit që kanë kryer dy lëndë të studimit, shembull biologji dhe kimi, mund të ligjërojnë edhe të dy modulet.