Mësuesi ka malltertuar seksualisht nxënësen 14 vjeçare, rrezikon dënimin prej 12 viteve burg

Prokuroria Themelore e Strumicës ka lëshuar urdhër për hetimin e 40 vjeçarit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual ndaj fëmijës e cila nuk ka mbushur 14 vjet nga neni 188 pika 1 nga Kodi Penal, për të cilën është parashikuar dënim prej të paktën 12 vite”.

I dyshuari, gjegjësisht mësimdhënësi në shkollën fillore, prej periudhës tetor 2020 deri në maj 2022, nëpërmjet rrjetit social i ka duruar porosi me përmbajtje eksplicite seksuale nxënëses e cila nuk i ka pasur 14 vite të plota.

Duke e shfrytëzuar mundësinë kur kanë mbetur vetëm në sallën e sportit të shkollës, ai në dy raste ka e ka prekur dhe e ka puthur të dëmtuarën.

Prokurori Publik ka kërkuar që ti caktohet masa e paraburgimit për shkak dyshimit se mund ta përsëris veprën ose të arratiset, ndërsa gjykatësi e ka pranuar kërkesën duke i caktuar paraburgim  30 ditë.

Schoolture.info