Nxënësit e shkollave të mesme profesionale përballen me vështirësi në realizimin e mësimit praktik të cilin një pjesë e tyre duhet ta bëjnë online. Kanita Sadiku, nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, drejtimi i farmacisë thotë se pjesa më e vështirë e ushtrimeve ku duhet të bëjnë eksperimente kimike është filmimi i ushtrimit. Derisa ajo realizon të njëjtin, duhet njëkohësisht ta incizojë, dhe kjo paraqet një pengesë të madhe në gjithë procesin.
Pjesën praktike ne arrijmë ta kryejmë me anë të orëve online sipas site-ve, youtube-s ndonjëherë edhe improvizimeve tona të eksperimenteve. Kam vështirësi gjatë bërjes së eksperimenteve sepse mjetet nuk janë të njëjta dhe po ashtu në shkollë jemi në mbikëqyrjen e profesorit. Nuk është se nuk ka pasur aspak efekt eksperimenti në shtëpi, ndoshta do të kishte pas nevojë për pak përsëritje pasi të kthehemi në shkollë”.
Edhe Rinor Ismaili, nxënës i drejtimit të Farmacisë shpjegon vështirësitë që has derisa bën pjesën praktike të mësimit.
të them të drejtën është pak e vështirë sepse nuk është e njëjtë mësimi në shtëpi sikurse në shkollë, d.m.th. mësimi praktik por mundohemi sa më shumë dhe në mënyrë të suksesshme ta realizojmë atë pjesë. Ka rreziqe mirëpo jemi informuar nga profesorët tanë dhe jemi të vetëdijshëm se çka duhet të bëjmë. Suksesi në shkollë është më ndryshe, më i mirë më efikas dhe ka më shumë cilësi dhe ka më shumë sukses”
Drejtoresha e shkollës së mesme të Mjekësisë në Shkup Maja Sali thotë se kanë përshtatur mësimin praktik në shkolla me vendimin e Qeverisë. Ajo thotë se nxënësit janë të ndarë në grupe dhe me rotacion kryejnë praktikën nëpër Klinikat e vendit, pos jo edhe në Klinikat që janë shndërruar në Qendra Covid.
është e paraparë që lëndët praktike në vitin e 3 dhe të katërt të mbahet detyrimisht me prani fizike. Nxënësit e vitit të parë dhe të dytë nuk kanë mësim praktik por ushtrime të cilat janë të integruara në lëndët teorike të cilat këtë vit dhe vitin paraprak, 3 mujorin e fundit të vitit të kaluar i marrin online. Në Klinika kishim diku ndërprerje, patëm situata kur një pjesë e grupeve në vend se të marrin praktikë në lëndën e caktuar në pjesën e caktuar të Klinikave, e patëm patjetër t’i kthejmë në shkollë varësisht nëse ai repart është kthyer në Qendër Kovid”.
Pjesën e humbur të praktikës, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë do ta zëvendësojnë gjatë verës për 20 ditë. Për këtë vit shkollor, Ministria e Arsimit ka konfirmuar se nuk planifikon të ndryshojë vendimin për realizimin e mësimit në shkolla.
Burimi; Alsat-m