Nxënësit e dy shkollave të mesme në Strugë, “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo”, i njoftuan drejtorët e shkollave dhe komunën e Strugës se do të bojkotojnë fillimin e vitit shkollor. Që të mos ndodhë kjo, ata kërkojnë t’u mundësohet mësim me prani fizike nëpër shkolla. Ata dërguan letër në shkolla dhe komunë.
Problem shtesë është se shumë bashkëmoshatarë të tyre nga këshilli i shkollës së mesme, thonë se nuk ka kushte për të ndjekur mësimin online, gjë që edhe ashtu nuk ishte efikase.
Nga shkolla “Niko Nestor” thonë se do bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre për të penguar bojkotin, dhe nxënësit ta ndjekin mësimin online sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Nga shkolla gjithashtu shtojnë se orët praktike do të realizohen me prani fizike, por vetëm një ose dy ditë në javë. /Zhurnal/