Po shqyrtohet mundësia që procesin mësimor me prani fizike ta ndjekin edhe nxënësit nga klasa e 4-të deri në të 9-të dhe ata të shkollave të mesme. Komunat obligohen që deri më 10 shtator të kryejnë analiza, në bazë të të cilave Ministria e Arsimit, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do të vlerësojnë nëse shkollat kanë siguruar kushtet e nevojshme për realizim të mësimit me prani fizike, sipas protokolleve të miratuara në Qeveri. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov pas takimit me Carovskën dhe kryetarët e Komunave, tha se po punohet në krijimin e kushteve për mësim nga distanca, për nxënësit e shkollave të cilat nuk i plotësojnë kushtet.
Parashikohet që mësimi të zgjasë deri në orën 20, në grupe të ndryshme. Megjithatë, sërish theksoj nga klasa e parë në të tretën prania fizike është e detyrueshme. Pjesa tjetër është vlerësim që ende është në rrjedhë e sipër dhe mendoj se duhet të presim deri më datë 10 se në cilat shkolla të mesme, në çfarë sasie, në çfarë ritmi do mund të realizohet mësimi me prani fizike. 05:34 Punojmë në krijimin e kushteve për mësim online pa pengesa- deklaroi Petre Shilegov- Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Platforma e re kombëtare për realizimin e mësimit online, ende nuk është gati. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, tha se platforma është në fazën e testimit dhe e njëjta do të jetë në dispozicion të mësuesve, nxënësve dhe prindërve që para fillimit të vitit shkollorë.
Nga momenti kur kompletohet platforma fillon trajnimi intensiv me ekipin kryesor për platformën për të gjitha shkollat. Sigurisht që nuk do të arrijmë që të gjithë të kenë të njëjtën cilësi të njohurive në lidhje me platformën në të njëjtën kohë, por nëse është e thjeshtë, besoj se mësuesit do t’i përshtaten asaj shumë shpejt dhe do të kemi mësimdhënie të mirë në 2020/2021- pohoi Mila Carovska- Ministre e Arsimit.
Vendimi i fundit parasheh që mësimi me prezencë fizike të jetë i obligueshëm për nxënësit nga klasa e parë në të tretën. Protokollet e miratuara kanë një sërë pikash, ndër të cilat mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e distancës mes nxënësve dhe mësimdhënësve prej 1.5 metra, dezinfektim i vazhdueshëm i klasave. Parashihet që ora mësimore për arsimin fillorë të zgjasë 30 minuta, ndërsa për atë të mesëm 35.
Burimi: Alsat-M