MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE/ Shkon në 14 numri i nxënësve të infektuar me koronavirusin

Sapo filloi viti i ri shkollor me prezencë fizike, janë regjistruar edhe rastet e para të infektimit me virusin KOVID-19.

Gjatë ditës së kaluar janë evidentuar 14 raste pozitive. Po bëhen anketimet epidemiologjike dhe vendimet për izolim për nxënësit që kanë qëndruar në afërsi.

Ministrja e arsimit, Milla Carovska, pohon se nuk ka shpërndarje të brendshme të virusit dhe se asnjë nxënës nuk është infektuar në shkollë.

“Për opinionin është mirë të dihet se ditën e kaluar kemi pasur 14 raste të infektimit me koronavirusin. Kjo është vetëm 0,01 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve. Për momentin mësim me prezencë fizike ndjekin mbi 233.000 nxënës në shtet. Shpresoj që jo përqindje të ngelet edhe më tej”, tha Carovska, përcjell Schoolture.info

Autoritetet thonë se nëse përkeqësohet gjendja e të infektuarve në shkolla, ka dy skenarë, njëri online, ndërsa tjetri mësim i kombinuar, por për momentin nuk zbulojnë se sa nxënës duhet të infektohen që të kalohet në mësim online.

Përgatiti: Schoolture.info