MEMORANDUMI/ Nxënësit e mjekësisë në Gostivar praktikën do ta bëjnë në 59 institucione dhe organizata shëndetësore

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka njoftuar se është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi mes Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe 59 organizatave shëndetësore të Gostivarit ku nxënësit do të kryejnë mësimin praktik.

“Në saje të një Memorandumi Bashkëpunimi në mes Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe 59 organizatave shëndetësore të Gostivarit me rrethinë, nxënësit e kësaj shkolle do të kryejnë mësimin praktik nëpër organizata shëndetësore private dhe publike.

Kjo do t’i ndihmojë ata në ngritjen profesionale të tyre duke zbatuar në praktikë njohuritë e fituara. Falënderojmë organizatat shëndetësore që u bënë pjese e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Gostivarit, përcjell Schoolture.info