Maturantët zgjodhën tetë mësimdhënës me të cilët së bashku do të vendosin për materialet për maturën shtetërore

Si Lidhje e Nxënësve të Shkollave të Mesme kemi nominuar tetë mësimdhënës dhe përfaqësues të maturantëve në grupin punues për përgatitjen e programe të shkurtuara për mësim gjatë kohës së krizës, ka thënë për “Slloboden Peçat”, Blendi Hodai, kryetar i Lidhjes.

Hodai ka thënë se për momentin gjërat janë duke rrjedhur sipas marrëveshjes së arritur për maturën shtetërore, me të cilin marrëveshje, materialet për provimin maturantët i përgadisin se bashku me përfaqësues të MASH-it dhe Byrosë për arsim dhe shkencë.

“I tërë ky proces duhet të mbarojë më së voni deri 12.03.2021 që të revidohen testet për provimet eksterne”, tha Hodai.

Ai ka shtuar se kur bëhet fjalë për testet interne deri tek shkollat janë dërguar gjitha udhëzimet që maturantët të marrin më tepër pyetje prej të cilëve një pjesë do t’ju bien në provimin.

“Në përputhje me marrëveshjen duhet të marrim më së paku 60 ndërsa më së shumti 100 pyetje”, ka shtuar Hodai.

Burimi: Sloboden Peçat

Përshtati: Schoolture.info