Qendra shtetërore e provimeve ka publikuar materialet mësimore për provimet e maturës shtetërore, të cilat janë shkurtuar për shkak të realizimit të procesit mësimor në kushte të Covid 19. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme apelojnë maturantët të fillojnë përgatitjet për këto provime duke shtuar se ka kohë të mjaftueshme.
Secili nxënës të mund të ketë qasje në to dhe t’i shoh se çka janë të shkurtuara konkretisht nga materialet për provimet e maturës shtetërore. Ajo që dimë edhe e kemi thënë në opinion publik është se ndjeshëm janë shkurtuar materialet për realizimin e maturës shtetërore në qershor. Besoj fuqishëm që do të jetë shumë më e lehtë për ne si maturantë këtë vit të përgatitemi”, tha Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.
Afati i parë i provimeve eksterne të maturës shtetërore do të realizohet më 5 dhe 11 qershor, ndërsa afati i dytë në muajin gusht. Nga UNSHM-ja kërkojnë edhe një afat shtesë për maturantët që mund të jenë në izolim për shkak të virusit korona.
T’ju mundësojmë një afat tjetër në fund të muajit qershor. Konkretisht, nga 29 qershori të realizohet edhe një afat i dytë për maturën shtetërore. Këtë kërkesë e kemi dërguar deri tek Qendra shtetërore e provimeve, e kemi marrë miratimin dhe dritë jeshile dhe njëjta kërkesë është dërguar te Ministria e Arsimit”, theksoi Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.
Matura shtetërore do të realizohet në katër provime, dy interne dhe dy eksterne. Në marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në muajin shkurt gjithashtu u dakordua që të kthehet provimi në lëndët estetikë-filozofi si provimi i dytë ekstern në shkollat e mesme të artit.
Burimi: Alsat-M