Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se lista për studentët të cilëve do t’u paguhet shujta është dhënë te Ministria e Financave për veprim të mëtejshëm.
Komisioni në kuadër të MASH kontrolloi aplikimet e studentëve nëse i përmbushin kërkesat sipas Ligjit për shujtë të subvencionuar përmes të dhënave në DAP, Fondi për Sigurim Pensional dhe Shëndetësor, MPB dhe universitetet.
“Çdo student i cili ka përmbushur kushtet do të merr mjete për dy muaj e gjysmë, përkatësisht për gjysëm shtatorin, tetorin dhe nëntorin”, thonë nga MASH.
Ata theksojnë se në thirrjen që ishte e hapur nga 25 nëntori deri më 3 nëntor arritën mbi 31 mijë aplikime.