Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Thomas Bosek sot do të nënshkruajnë një marrëveshje granti.
Nga ministria bëjnë të ditur se granti do të nënshkruhet në hapësirat e ministrisë ndërsa i njejti kap shumën e 3 milionë eurove të cilat do të përdoren për rindërtimin e 30 palestrave në shkollat fillore dhe të mesme si dhe për blerjen e pajisjeve për 50 palestra në shkollat fillore.
Ministri Shaqiri nënshkrimin e grantit e kishte paralajmëruar që nga java e kaluar, duke potencuar se përmes këtij granti do të përfitojnë të gjithë nxënësit me rikontruimin e sallava sportive, me ç’rast do të përmirësohet infrastruktura e sallave sportive ne nivel shtetëror.