MASH shpalli thirrje publike për emër dhe logo për Platformën Kombëtare për mësim online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrje publike për zgjedhjen e modelit ideore për logo, foto të kopertinës dhe emër zyrtar të Platformës kombëtare për mësim në distancë. Motoja e thirrjes është “Nga nxënësit, për nxënësit”, dhe është e hapur për nxënësit  e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata mund të marrin pjesë individualisht apo në grupe deri në katër nxënës, me dërgimin e një apo më shumë tre zgjidhje ideore.

Me këtë thirrje, siç theksohet në kumtesë, MASH-i u drejtohet nxënësve, të cilët do të jenë shfrytlzuesit më të mëdhenj të Platformës Kombëtare të Unifikuar për Mësimin në Distancë, e cila është paraprë me Planin për fillim të vitit shkollor 2020/2021. Përmes Platformës do të realizohet mësimi në distancë dhe do të mundësohet  përvetësojnë materialin e dhënë në programet mësimore për të gjitha klasat në arsimin fillor dhe të mesëm, duke ruajtur komunikimin e dyanshëm në mënyrë të thjeshtë dhe të pranueshme për të gjithë.

Platforma kombëtare e mësimit në distancë është një hap përpara në digjitalizimin e sistemit arsimor kombëtar. E përcaktuar si prioritet i lartë në programin për punë të Qeverisë, MASH-i e intensifikoi procesin e digjitalizimit  në muajt e fundit për shkak të nevojës për ndërhyrje dhe përpjekjeve shtesë për të organizuar arsim formal të pandërprerë të nxënësve në rrethana të jashtëzakonshme dhe kushte jo të përshtatshme të imponuara nga shfaqja e pandemisë me Kovid 19.

Modelet ideore dorëzohen në adresën e e-mail –it nacionalnaplatforma@mon.gov.mk, deri më datën 22 shtator 2020 ora (16:00).Pesë  zgjidhjet më të mira do të vendosen në faqen zyrtare të Platformës Kombëtare për mësimin në distancë, me votim publik të nxënësve. Zgjidhja me    numrin më të lartë të votave të fituara nga nxënësit  do të zgjidhet zyrtarisht,  ndërsa autori / autorët do të marrin çmim të përshtatshëm të siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF.Më shumë informacione për thirrjen publike mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në linqet në vijim http://mon.gov.mk/al/content/?id=3336.