Angazhimi për të rritur numrin e të rinjve që kanë aftësi përkatëse për punësim përmes arsimit të mesëm profesional është i lartë në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Të njëjtin synim e kanë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit kanë përmes dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, i cili për të dytin vit përfshin vetëqeverisjet vendore dhe komunitetin e biznesit në krijimin e politikës për regjistrim që i përgjigjet nevojave të sektori real, theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Tërpevska, në takimet e sotme me kryetarët e Komunave të Velesit dhe Kavadarit, përfaqësues të kompanive, shkollave të mesme profesionale dhe odave ekonomike.
“Në këto dy komuna, si rezultat i dialogut konstruktiv social, kemi rezultate të shkëlqyera – në Veles në vitin shkollor 2021/22 janë hapur gjithsej 4 paralele duale dhe 5 paralelel duale në Kavadar me 66 nxënës të regjistruar. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është në të vërtetë dialogu dhe harmonizimi i ndërsjellë i nevojave dhe mundësive. Besoj fuqishëm se edhe këtë vit do të mund të krijojmë programe mësimore që do të sigurojnë kuadro, të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat ballafaqoheni si kompani, por edhe kërkesave të tregut të punës në përgjithësi”, tha Tërpevska.
Tërpevska informoi se sikurse vitin e kaluar, para fillimit të dialogut, tek sektori i biznesit është dërguar pyetësor për interesimin për pjesëmarrje në krijimin e kuadrove për nevojat përkatëse. Madje rreth 400 kompani janë përgjigjur, ndërsa prej tyre mbi 90% kanë shrehur dëshirën për t’u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë në kushte reale të prodhimit.
“Me rëndësi jashtëzakonisht të veçantë jo vetëm për nxënësit, kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale, por edhe për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të ven-dit është krijimi i kuadrit të kualifikuar, i cili është deficitar në vend. Kjo rrit mundësinë e punësimit të shpejtë të nxënësve pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional dhe njëkohësisht u mundëson bazë fillestare më të mirë për vazhdimin e shkollimit në ndonjë nga fakultetet teknike”, tregoi Tërpevska.
Motiv shtesë për regjistrimin e nxënësve të klasave të nënta në paralele duale janë edhe bursat e që i ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nxënësit e këtyre drejtimeve. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3.500 de-narë.