Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëj ndryshime thelbësore të materialeve mësimore dhe didaktike për arsimin fillor dhe të mesëm. Mila Carovska tha se nevoja për një sistem të ri me materiale mësimore është rezultat i reagimeve të vazhdueshme nga prindërit, nxënësit por edhe vetë mësuesit e që kanë të bëjnë me tërheqjen e librave shkollorë për shkak të stereotipeve, paragjykimeve, gabimeve, por dhe cilësisë së dobët të librave shkollorë. Një ditë më parë, Ministria e Arsimit tërhoqi tekstin shkollor të klasës së pestë në lëndën Gjuhë maqedonase, për shkak të diskriminimit dhe stereotipet.
Jo vetëm në librat e maqedonishtes, përmbajtje të caktuara diskriminuese mund të gjeni edhe në libra tjerë që janë për profile të caktuara, pse, sepse matrica e të menduarit dhe e gjithë metodologia se si përgatiten këto libra nuk është e mirë dhe nuk është e përkryer. Prandaj, këtë po e revidojmë që më tutje të gjitha lbirat dhe njësitë e reja mësimore dhe përmbajtjet didaktike do të vendosen në atë sistem. Mars, vitin e ardhshëm. Për disa muaj do të kemi sistem të ri të përgatitjes së materialeve”-tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Për të krijuar një sistem të ri për përgatitjen e materialeve mësimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë krijoi një grup pune me përfaqësues nga Ministria, Shërbimi Pedagogjik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare dhe sektori civil. Gjithashtu, Carovska shtoi se me reformat në arsimin fillor, librat nuk do të jenë të domosdoshme, por materiale mësimore dhe didaktike të cilat do të përtërihen në nivel vjetor dhe do tu shpërndahen nxënësve dhe mësimdhënënsve.
Alsat shumë herë ka raportuar për gabime të shumta si përmbajtësore ashtu fyese në disa tekste shkollore në arsimin fillor, sic janë gjeografia, historia dhe shoqëria. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në vazhdimësi kishin premtuar përmirësimin e gabimeve e deri te botimi i libra të rinj, duke formuar madje edhe komisione, por këto libra ende vazhdojnë të jetë pjesë e procesimit mësimor.