Në afatin e parë për aplikim në thirrjen për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentët, i cili zgjati prej 1 deri më 30 gusht, kanë mbërritur 21 693 aplikime, ndërsa janë pranuar 18 149 kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Thirrja ishte dedikuar për studentët e vitit të dytë dhe viteve më të larta të studimeve. Aplikimet janë shqyrtuar nga komisioni kompetent në MASH i cili vendosi për të pranuarit.
Racioni i subvencionuar për studentët është një zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj për lehtësimin e jetës së të rinjve gjatë studimit. Nëntë muaj në vit studentët do të marrin nga 2.400 denarë për blerjen e racioneve të shëndetshme.
“Të gjithë kandidatëve vendimi u është dërguar në adresën elektronike të cilën e kanë theksuar gjatë shtrimit të aplikimit, ndërsa kjo mund të gjendet edhe në vetë aplikimin në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk/ (në menynë “aplikimet e mia”) dhe të ndërmerret prej atje”, informon MASH-i, duke theksuar se për informacione shtesë studentët mund të drejtohen në adresat elektronike: qenan.sali@mon.gov.mk; nese.mustafa@mon.gov.mk и rahime.memedi@mon.gov.mk
Afati i ardhshëm për aplikim për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentë do të fillojë më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, ndërsa ka të bëjë për studentët e vitit të ri akademik dhe për ata të cilët nuk arritën ta realizojnë të drejtën e tyre derisa zgjati afati paraprak për aplikim në thirrje.
Mënyra e aplikimit është digjitalizuar, gjegjësisht po zbatohet jashtëzakonisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, me bashkëngjitjen e vetëm dy dokumenteve – aplikim dhe deklaratë për saktësinë e të dhënave dhe theksimin e të dhënave për llogari personale të transaksionit.