Jasmina Vukiqeviq, këshilltare e posaçme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet europiane, mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 26 – arsim dhe kulturë, gjatë të cilave Delegacioni maqedonas mori rekomandimet dhe udhëzimet për këtë çështje të rëndësishme.
MASH është e gatshme të përballet me sfidat e shekullit të 21-të në arsim dhe të zbatojë me sukses të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e Bashkimit Europian, theksoi Vukiqeviq.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të skriningut të ardhshëm dypalësh të planifikuar për në muajin maj të vitit të ardhshëm, deri më tani ka bërë procese të rëndësishme reformuese në fushën e arsimit dhe ato do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Në përputhje me reformat e deritanishme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses po zbaton Konceptin e ri në arsimin fillor të shoqëruar me planprograme shtesë, programe dhe udhëzime për zbatimin e procesit mësimor. Ka filluar reforma në arsimin e mesëm profesional, qëllimi i vetëm i së cilës është përgatitja e të rinjve për t’iu përgjigjur plotësisht kërkesave të tregut të punës, si dhe janë krijuar tre Qendra Rajonale për Arsimin Profesional dhe Shkencën. MASH është një pjesëmarrëse e suksesshme në programet europiane, pra në Erasmus Plus dhe në Korpusin Europian të Solidaritetit.