MASH/ Dialogët me kompanitë dhe shkollat e mesme profesionale pasqyrojnë nevojën e ekonomisë

Bisedimet në lidhje me projektin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” pasqyrojnë  nevojën e kompanive për persona profesional dhe të trajnuar, por edhe për mundësitë dhe kushtet  reale të shkollave të mesme profesionale i sigurojnë këto persona”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kërçovës, ku vazhduan konsultimet me Odat Ekonomike, vetëqeverisjen lokale dhe shkollat e mesme profesionale për krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022/2023.

– Bisedimet, të cilat po zhvillohen intensivisht për të dytin vit radhazi, pasqayruan për atë se çfarë i nevojitet ekonomisë së Maqedonisë, si duhet ta reformojmë arsimin e mesëm profesional dhe çfarë duhet të bëjë shteti për të rinjtë pas përfundimit të shkollimit të qëndrojnë në komunën për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë, theksoi Shaqiri.  

Sot, u shpreh ministri, sërish jemi këtu, të gjithë të përfshirë në këtë projekt, për të përafruar edhe një herë pikëpamjet dhe përmes dialogut të gjejmë një zgjidhje për nxënësit, por edhe për kompanitë që gravitojnë në këtë rajon. Këtë vit shkollor në Kërçovë dhe Makedonski Brod nuk ka asnjë paralele duale, por besoj se kjo situatë do të ndryshohet dhe se shkollat dhe kompanitë do të gjejnë mënyrën për të filluar bashkëpunimin dhe për t’i tërhequr nxënësit që të jenë pjesë nga arsimi dual, me çka përfitim do të kenë edhe punëdhënësit dhe nxënësit.

– Ministria e Arsimit është këtu për të ndihmuar në intensifikimin e dialogut. Nga ana tjetër, na gëzon fakti që ka interesim nga nxënësit për arsimin e mesëm profesional. Në të dyja komunat, sipas të dhënave tona kemi mbi 200 nxënës që arsimin e tyre që në këtë vit shkollor, kanë vendosur të vazhdojnë shkollimin në profesionet e shëndetësisë, makinerisë, elektro-teknikë, juridikut dhe hotelierisë. Ky numër na jep të drejtën të shpresojmë se vitin e ardhshëm shkollor do të kemi sukses ta realizojmë mësimin në arsim dual, ku do tu hapim rrugën e suksesit të nxënësve drejt një të ardhmeje më të mirë, ndërsa kompanive do t’iu sigurojmë kuadër profesional dhe të përgatitur,  i cili do të mund të përfshihet menjëherë në procesin e prodhimit, tha Shaqiri. 

MASH-i, siç tha ministri, pas përfundimit të serisë së dialogut me kompanitë dhe shkollave të mesme, fillon me përgatitjen e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022/2023, në përputhje me propozimet dhe mendimet se si duhet të zhvillohet arsimi i mesëm profesional.

– Të jeni të sigurt se të gjitha propozimet, mendimet dhe idetë tuaja do të shqyrtohen me shumë kujdes të madh, sepse synimi ynë është i përbashkët, të  krijojmë arsim të mesëm profesional sipas nevojave të kompanive dhe shoqërisë, sepse vetëm përmes dialogut dhe qasjes serioze nga të gjitha palët e përfshira mundemi bashkarisht të kemi sukses në misionin tonë, theksoi Shaqiri.

Ministri faleminderoi partnerët e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Zvicrës për ndihmën dhe mbështetjen që e dhanë edhe këtë vit me qëllim të zbulimit të nevojave të ekonomisë për kuadro profesionale.