Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur që deri më 1 prill do të mund të aplikohet për të marrë mjetet financiare të shpenzuara gjatë publikimit të punimit shkencor.
“Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në revista me faktor të ndikimit, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet shkencore të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në Konkursin ku shënohen kriteret dhe dokumentet e nevojshme, theksohet që autorët kërkesën për mjetet duhet ta bëjnë më së voni një vit nga dita e publikimit të punimit.