Koalicioni Margin, Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtimi HERA dhe Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë mirëpresin vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të miratimin e ligjit të ri për arsimin fillor, dhe veçanërisht për të futur dispozita për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna.
Deklarata e sotme nga të tre shoqatat tregon se ata kanë avokuar në mënyrë aktive që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të prezantojë dispozita që ndalojnë në mënyrë të qartë diskriminimin në arsimin fillor për të gjitha bazat, përfshirë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
“Ligji saktëson se diskriminimi është i ndaluar në provim – procesin arsimor, regjistrimin, qasje deri tek shërbimet dhe përfitimet, punësim, përparim në karrierë dhe ndërprerje të marrëdhënieve të punës, pjesëmarrje në trupat e shkollës, financimin e shkollave fillore dhe çfarë do fushe tjetër në arsim”, thuhet në deklaratë.
Të tre organizata vlerësojnë se me Ligjin e ri për arsimin fillor dukshëm ka përparuar në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe dhuna në arsimin fillor.