Pas përzgjedhjes së prorektorëve të rinj, Rektori i ri i Universiteti “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri, ka vazhduar me ekipimin e kabinetit të tij. Së fundmi, mësojmë se pjesë e kabinetit do të jetë edhe magjistri Mensur Krasniqi.
Ai në një publikim në rrjetin social facebook, ka njoftuar se do t’i bashkëngjitet kabinetit të Rektorit, Izet Zeqiri.
“Krenar të përfaqësoj kabinetin e rektorit të ri të Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup, z. Izet Zeqiri.
Uroj që ky të jetë një hap e më afër angazhimit tim në botën akademike”, ka shkruar Krasniqi.
Mensur Krasniqi studimet deri diplomike i ka mbaruar në Universitetin e Evropës JugLindore, ndërsa Masterin, drejtimi Penal, e ka kryer në Univerisitetin Shën Kirili dhe Metodi.
Schoolture.info