LUFTA NË UKRAINË/ Nuk ka regjistrim në çerdhe për fëmijë nga Ukraina në Maqedoni

Nikita dy vjeç e gjysmë dhe Andreji pesë vjeç, fëmijët e parë nga Ukraina që erdhën në vend me prindërit e tyre dy javë më parë, nuk mund të regjistrohen në një çerdhe në Ohër, shkruan Alsat.

Autoritetet lokale nuk dinë si të veprojnë, sepse nuk kanë pasur udhëzime nga ministritë kompetente, edhe pse babai i tyre është shtetas maqedonas, i cili është shpërngulur në qytetin Harkov të Ukrainës, gjashtë vjet më parë.

“Kemi hasur në një problem, sepse nuk kemi dëshmi se jemi të vaksinuar. U thashë se janë të vaksinuar, por ai karton nga mbeti në klinikën e fëmijëve. Klinika aktualisht është e mbyllur. Nuk e kam idenë nëse është prishur. Të socializohen, të shoqërohen me fëmijët. Ata shkonin në çerdhen e fëmijëve në Ukrainë, dhe është ndryshe për ta. Për të madhin kam marrë një certifikatë lindjeje, është regjistruar këtu para 4 vitesh”, tha Darko Kiparizovski, shtetas i Ukrainës.

Në çerdhen e Ohrit thonë se prindërit nuk kanë pasur dokumentacionin e plotë për regjistrim, si librezë shëndetësore, çertifikatë lindjeje, kartela mjekësore për vaksinat e pranuara siç duhet, ndërsa fëmijët nuk kanë pasur as nënshtetësi maqedonase. Ata do t’i dërgojnë një shkresë Ministrisë përkatëse të Punës dhe Punëve Sociale, se si duhet vepruar.

“Ne duam tu ndihmojmë, të vijnë në çerdhe, të socializohen, por nuk mund të veprojmë sipas ligjit për pranimin e fëmijëve në çerdhe, sepse nuk i plotësojnë kushtet”, njoftojnë nga Çerdhja e fëmijëve “Jasna Risteska”, Ohër.

“Ne kemi njerëz tanë në Poloni, i çojnë menjëherë në çerdhe dhe shkollë. Edhe në Itali njëjtë. Disa nga koleget e mia gra shkuan gjithashtu në Portugali, dhe thanë se do ti çonin menjëherë në çerdhe”, theksoi Darko Kiparizovski, shtetas i Ukrainës.

Problemi mund të thellohet periudhën e ardhshme, sepse ka njoftime për ardhjen e familjeve të tjera me fëmijë nga Ukraina. Darko thotë se zona ku ata jetonin në Harkov është pothuajse tërësisht nën rrënoja.

“Ndoshta do të qëndrojmë kohë më të gjatë. Pas një apo dy viti, nëse përmirësohet, do të kthehemi”, u shpreh Darko Kiparizovski, shtetas i Ukrainës.

Ardhja në Maqedoni ishte e gjatë dhe e vështirë, për familjen Kiparizovski. Ata udhëtuan për gati një javë. /Alsat.mk