Nxënësit e arsimit fillor janë të etur për të treguar para kamarës sonë se në çfarë gjendje I morën librat për vitin shkollor 2021-2022. Derisa ekipi ynë qëndroi në shkollës fillore “ 7 Marsi” në Shkup, nxënësit nxirrnin nga çanta librat e grisura e të shkarravitura. Përveç librave të dëmtuara, shumë prej nxënësve akoma kishin mbetur pa libra.
“Kemi fillua mi marr librat por gjendja me librat është katastrofale. Nuk I kemi marr të gjitha por edhe ato që I kemi marr janë të grisura, nuk janë të gjitha fletët. Më shumë kam ble vet libra se na ka dhënë shkolla”.
“Në cilën klasë je? Klasa e nëntë. Sa libra I ke marr dhe sa të mungojnë. Pesë I kam marr dhe katër më mungojnë? Cilat janë më të dëmtuara. Gjuha shqipe është katastrofë, anglishten nuk e kemi, edhe maqedonishten. Ky është libri im I gjuhës shqipe, fillon prej te faqja e nëntë, nëntë faqe nuk I ka, as kopertinë nuk ka”.
“Ky libër I cilës gjuhë është? I maqedonishtes, fillon prej te faqja 15 edhe disa fletë nuk I kam. Do ja marr shokut një libër që I ka të gjitha fletët dhe do e bëj fotokopje. Po librat tjerë, cilat të mungojnë? S’kam, shumë libra nuk I kam, nuk e kam të frëngjishtes, të anglishtes”.
Të revoltuar janë edhe prindërit e nxënësve të cilët kundërshtojnë që të bëjnë shpenzime shtesë për furnizimin e fëmijëve më libra të reja ose fotokopje.
“Djali im është klasa e nëntë, të gjitha librat I ka të grisura. Ashtu si janë kanë dhënë me ato le të mësoje, ne nuk kemi para me ble tjera”.
Ndërkohë, në libraritë e qytetit dukshëm është shtuar interesimi për fotokopje të librave. Siç tha Sedat Koka, pronar librarie, prindërit duhet të paguajnë deri në 2 mijë denarë që fëmijëve t’ua kompletojnë librat.
Ka nxënës që i ka vetëm tre libra të mira. Ndonjë prind që dëshiron ta kompletoj fëmijën, ato librat e mira I’a jep një nxënësi tjetër ndërsa fëmijën e vet e kompleton me libra kopje. Ka shumë kërkesë të madhe për kompletimin e librave, madje kërkesë më të madhe ka për libra të reja origjinale, por ato nuk janë në shitje. Nëqoftëse e marrim shembull klasën e shtatë që ka lëndë më shumë, diku 1500 deri në 2000 denarë nëse i kompleton të gjitha librat – deklaroi Sedat Koka, pronar librarie.
Siç tha Koka, më shumë kërkohen të fotokopjohen librat e lëndëve: gjuhë shqipe, gjuhë maqedonase, gjeografi, histori, anglisht dhe gjermanisht. Mungesa e disa teksteve shkollore vazhdon të mbetet sfidë tashmë një dekadë. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska shumë herë ka premtuar se shkollat me kohë do të furnizohen me libra, por edhe ky premtim duket se po kundërshtohet nga gjenda reale e librave të shpërndara në shkolla.
Burimi: TV ALSAT