Shtabi Koordinativ i Krizës për ballafaqimin me KOVID-19, në seancën e sotme ka vendosur që të pranojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë i ka propozuar ndryshime të vendimit me të cilin nxënësit në shkollat fillore të mos bartin maska, përpos nëse nxënësi me vet dëshirë e kërkon këtë.
Për mësimdhënësit dhe punonjësit tjerë mbetet rekomandimi për bartje të maskës.
Po ashtu është sjell vendimi që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike në fakultetet me apel të fuqishëm për vaksinim të studentëve dhe kuadrit arsimor.
Këto vendimi pritet të miratohen në seancën e ardhshme të Qeverisë, raporton Schoolture.info