LAJMI I FUNDIT/ SASHK-u refuzon ofertën e Qeverisë, greva vazhdon

Kryesia e SASHK-ut në mbledhjen e  sotme ka vendosur që të vazhdojë grevën. Të mërkurën më 4 maj do të ketë protestë para Qeverisë.

“Nga gjithsej 480 organizata sindikaliste, 388 ishin për vazhdimin e grevës, ndërsa 83 për ndërprerjen e grevës. Pjesa më e madhe janë nga sindikatat për mbrojtje të fëmijëve, ndërsa për vazhdimin e grevës janë deklaruar sindikatat nga shkollat fillore dhe të mesme. Duke parë rezultatet grave në shkollën fillore dhe të mesme vazhdon deri në gjetjen e zgjidhjes”,, tha Nedellkov, kryetar i SASHK-ut, shkruan Schoolture.info

Në çerdhet greva vendoset në pauzë dhe prej nesër ata do të fillojnë me punën.