LAJMI I FUNDIT/ Qeveria vendos, viti shkollor vazhdon më 1 shkurt

Sonte Shtabi Koordiantiv për Përballje me Krizën ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar për situatën me pandeminë.

Është vendosur që fillimi i vitit shkollor të shtyhet për 1 shkurt, raporton Schoolture.info

Këtë vendim të Shtabit të Krizës vetëm pritet që ta konfirmojë Qeveria në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar aktualisht.

Kujtojmë se një vendim i tillë është marrë për shkak situatës me koronavirusin.

Ditëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve me KOVID-19, ndërsa dominant është varianti Omicron.