LAJMI I FUNDIT/ Qeveria sjell vendim, edhe Struga dhe Kërçova fillojnë mësimin online

Qeveria në mbledhjen e fundit, të 103 me rradhë ka konfirmuar vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të fillojë online në dy javët e ardhshme. Ajo që është risi, përcjell Schoolture, është fakti që Qeveria ka sjellë vendim që edhe në Strugë dhe Kërçovë mësimi të fillojë online por vendimi vlen vetëm për një javë.
Gjithashtu është plotësuar protokolli për numrin e fëmijëve në grupe në çerdhet, me çka rritet numri nga 21 në 25 fëmijë, edhe atë për grupet e mëdha, por jo edhe ato prej zero deri dy vjet.

Përgatiti: Schoolture.info