Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski ka deklaruar se ka rritje të numrit të infektuarve me koronavirus tek fëmijët e moshës 6 deri 14 vjeç, kryesisht tek ata që e ndjekin mësimin me prezencë fizike, por shtoi se nuk ka nevojë për shqetësim.
“Apelojmë të ndiqen protokollet për mësim me prezencë fizike, ndërsa nxënësit dhe prindërit ta pranojnë testimin”, tha Petliçkovski, duke shtuar se do të hapen tre pika të reja të testimit në Gjorçe Petrov, Idadija dhe Bit Pazar.
Në këto pika do të testohen me caktim të mjekut amë.
Schoolture. info