Mjeku Nikolla Panovski sot në një paraqitje në televizionin Kanal 5 tha se është koha që të hiqet masa për mbajtjen e maskave në shkolla.
“Mendoj se është koha për të hequr maskat në shkolla. Sot 30 nxënës shkojnë në një ditëlindje, do të rrinë në klasë për dy orë dhe më pas do të shihen nesër në shkollë”.
“Autoritetet shëndetësore të rekomandojnë që studentët të kthehen në edukimin fizik. Ata dalin kudo dhe nuk shkojnë në mësim”, tha Panovski.
Ndryshe, autoritetet shëndetësore e ndaluan testimin skrining në shkolla, pasi numri i rasteve pozitive ishte mjaft i ulët, por ende nuk është marrë vendim që të hiqen maskat te nxënësit.