KONVIKTET STUDENTORE/ Po vijon procesi i akomodimit, MASH: jemi të kënaqur

Akomodimi në konvikte e nxënësve dhe të studentëve rrjedhë në mënyrë më të mirë sipas planit dhe protokolleve për akomodimin në këto institucione. Për këto dhe temat tjera të rëndësishme sot, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, MillaCarovska, diskutoi në takim të rregullt koordinues me drejtorët e konvikteve.

“Protokollet respektohen maksimalisht nga nxënësit, studentët dhe stafi. Tani për tani nuk kemi transmetim të virusit në konviktet. “Shpresojmë se me sjellje të përgjegjshme të të gjithëve së bashku, konviktet dhe internatet do të mbeten të sigurta,” thanë drejtorët në takim.

Ministrja Carovska u uroi atyre punë të suksesshme dhe një herë apeloi për respektimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse si dhe dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e shpeshtë të higjienës në objektet.

“Nga të gjithë ne varet mbrojtja e shëndetit publik. Duke mbrojtur veten ne mbrojmë të afërmit tanë dhe të gjithë të tjerët. Prandaj apeloj për respektim maksimal të protokolleve në konviktet e nxënësve dhe studentëve ”, tha Carovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi listat e studentëve të pranuar nga vitet e dyta dhe vitet e larta të studimit në konvikte të studentëve, ndërsa aplikimi për studentët e vitit të parë filloi dje.

Studentët që gjenden në listat e publikuara mund të transferohen në konviktet për studentë pasi të nënshkruajnë  kontratë me konviktin ku ata janë të pranuar. Marrëveshja është e nevojshme ta nënshkruajnë më së voni prej 10 ditë nga shpalljes së rezultateve. Ndërsa, ankesat në lidhje me rezultatet dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës (“rr. Shën Kirili dhe Metodi” Nr. 54, Shkup), në përfundim me  10 shtator 2021.

Aplikimi për studentët e vitit të parë të studimeve fillon më 6 shtator dhe zgjat deri më 24 shtator 2021. Për studentët e vitit të parë janë paraparë 1,249 vende në konviktet për studentë.

Schoolture.info