Banka Popullore e shpalli Konkursin tradicional për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetori.
Temat këtë vit do të jenë “Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë”, për vepër letrare ose artistike të nxënësve të shkollave fillore dhe “Kursimi dhe menaxhimi me financat personale në epokën moderne digjitale”, për vepër letrare – ese për nxënësit e shkollave të mesme.
Afati përfundimtar për dorëzim të veprave është 22 tetori i vitit 2021.
Për veprat më të mira do të ndahen gjithsej 15 shpërblime, në disa kategori sipas moshës së nxënësve.
Më shumë informata për konkursin mund të gjenden në linkun: https://bit.ly/Konkurs_Den_na_shtedenje