Konkurs për punësim të asistentëve arsimor, për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur konkursin për punësim në kohë të caktuar pune të 226 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor për në vitin shkollor 2022/2023, e që do të punojnë në disa komuna të vendit, përcjell TV21. Në gjuhën mësimore maqedonase kërkohen 95 asistent arsimor në mësimin klasor, 16 për asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 asistent arsimor në paralele të kombinuar.

Në gjuhën shqipe kërkohen 85 asistent arsimor në mësimin klasor, 20 asistent arsimor në mësimin lëndor dhe 5 Asistent arsimor në klasë të kombinuar. Kushtet dhe kriteret janë publikuar në web-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përndryshe, për këtë konkurs kanë arritur kritika nga opozitarja VMRO-DPMNE, të cilët publikimin e konkursit e konsiderojnë në kundërshtim me ligjin.

http://www.idnina.edu.mk/javen-oglasshpallje-publike?fbclid=IwAR1Tb-bBfMWOVQWWaSNpxf78Wuh9Da1Bac4lN2yC9oEWm8mmQOqO7611njM