Vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 50 nxënës të infektuar me koronavirus. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep numra konkret të personave të infektuar, por sipas ministres Milla Carovska, përqindja e të infektuarve dje ka qenë 0,02.
Nga fillimi i vitit shkollor e deri tani janë infektuar 0,2 për qind e nxënësve, ose sipas përllogaritjeve rreth 500 nxënës.
TV Sitel, shkruan se Carovska nuk zbulon se sa nxënës janë në izolim dhe sa klasa në vend që të jenë në shkolla mësojnë prej në shtëpi, për shkak rasteve të infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Ajo që është me rëndësi është që Ministria e Arsimit nuk lëshon vendime për izolim. Pikërisht për këtë shkak unë si ministër i arsimit nuk mund të them numra se sa janë të izoluar”, ka thënë Carovska.
Në ndërkohë, Zyra e Avokatit të Popullit deri tek MASH-i, ka lëshuar shkresë me të gjitha ankesat të cilat kanë arritur deri tek ata nga prindër dhe nxënës për realizimin e mësimit.
Orët e gjata me maskat për fëmijët paraqet problem, ndërsa në disa shkolla të caktuara prindërit janë të detyruar vet t’i blejnë mjetet për pastrimin e tualeteve. /Schoolture.info