Këshilli i SASHK-ut i dha dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15 %, shkruan Alsat.
Nënkryetari i sindikatës, Tafa Ameti tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të SASHK-ut janë shprehur pro marrëveshjes së arritur me përjashtim të disa ankesave dhe kritikave që kanë të bëjnë me përiudhën e nënshkrimit të marrëveshjes kolektive dhe lëshimit të pagave me rritje.
“Në bazë të mendimeve të mbledhura prej vet kryetarëve të organizatave sindikale i dham pëlqim kryetarit që të nënshkruaj marrëveshjen që është arritur në mes të Ministrisë për Arsim dhe Shekencë permes mediatorit edhe Ministrisë për Punë dhe Poltikë Sociale lidhur me çerdhet. Faktikisht me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve merret edhe qëndrimi i ndërprerjes së grevës”, tha Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.
Gjithashtu, nënkryetari i SASHK-ut kujtoi punonjësit në çerdhe se mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prillt siç u paralamërua ditë më parë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ndoshta mos kuptim ose mos sqarim nga ana e ministrisë ka qenë ajo, por kjo është realiteti. Unë kam një çerdhe në Gostivar dhe ja sqarova gjithë procedurën dhe nuk kemi ndonjë mos sqarim aty ose ndonjë mosmarrëveshje. Ja tash muaji do të filloj dhe shumë shpejt do të refundohen mjetet, do ti marin, kjo është e garantuar”, u shpreh Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.
Marrëveshja paqësore e arritur para 10 ditësh mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimt parasheh rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15 % duke nisur nga paga e muajit shtator.
Në këtë muaj pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet kolektive për arsim. Ndërkohë, marrëveshjet kolektive për çerdhet pritet të nënshkruhen në muajin qershor.
Grupet e punës nga SASHK-u dhe mbrotja e fëmijëve tashmë janë formuar dhe pritet të nisin përpilimin e kësj marrëveshje./ Alsat.mk