Kërcënime për bomba në 15 shkolla të vendit

Në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 të mesme dhe dy fillore) pasdite është dërguar kërcënim për bombë. Në një pjesë të tyre, janë kryer kontrollet dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme, kanë njoftuar nga MPB.

Menjëherë pas denoncimeve, ekipe të SPB Shkup kanë dalë në teren për të evakuuar në mënyrë të sigurt objektet dhe të kryhen kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në një pjesë është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme, ndërsa tek tjerat po bëhet kontroll, thonë nga MPB.

Schoolture.info