KAOS NË BËRNJARCË/ Prindërit e nxënësit bojkotojnë mësimin

Prindërit shqiptar të fshatit Bërnjarcë të komunës Gazi Babë, sot protestuan para shkollës fillore të fshatit duke kërkuar sërish që fëmijët e tyre procesin mësimor ta ndjekin në këtë shkollë dhe jo në shkollat e Haraçinës. Ndërsa gjithçka vijoi qetë, papritmas dolën bashkëfshatarët e tyre maqedonas të cilët me këmbëngulje refuzojnë që edhe fëmijët shqiptar të mësojnë në këtë shkollë periferike. Sipas tyre fëmijët shqiptarë të këtij fshati janë të dhunshëm dhe të rrezikshëm për bashkëmoshatarët e tyre maqedonas. Ende pa ardhur fëmijët, ata thonë se e dinë se çfarë mund të bëjnë.

“Kur fëmijët e juaj do të vijnë në oborrin e shkollës, do të demolojnë, do të rrahin dhe do të hedhin mbeturina aty ku unë i kam mbledhur me fëmijët tjerë. Do t’i thyejnë shtyllat e futbollit që bashkëshorti im i ka ndërtuar. E gjithë kjo është bërë nga fshatarët. Fëmijët tuaj vijnë dhe i pështyjnë fëmijët tanë, i ndjekin, i kërcënojnë më thikë. Asnjë nga fëmijët tanë nuk ka arritur në shtëpi i sigurt, pa u rrahur nga fëmijët tuaj.

“Çdo mbrëmje jemi me hane sepse duhet ta ruaj fëmijën tim. Këtu jetoj, në mes të fshatit

“Fëmijët e mi kurrë nuk I ke han, e jo më të udhëtojnë me autobus.”

 “Dëshiron të largohemi dhe të tregoj se çfarë më kanë thënë fëmijët tuaj? “

“Fëmijë e mi, fëmijët e mi, ti as nuk e ke mundësinë ti njohësh fëmijët e mi.”

Prindërit e nxënësve shqiptar thonë se janë të revoltuar nga urrejtjet etnike të bashkëfshatarëve të tyre. Ata hane se nuk do të heqin dorë nga bojkoti dhe kërkesa për të mësuar në këtë shkollë.

“Prej atë ditë nuk i kam dërguar dhe nuk do ti dërgoj në Haraçinë sepse këtu na takon, edhe jemi të vendosur që të na hapin shkollë.

“Për këtë, le ta bartin përgjegjësinë ata të cilët janë në institucione më të larta pse fëmijët ngelin pa shkollim. Po dëgjojmë përmes mediave dhe njerëzve se ministrat dhe zv ministrat kinse nuk qenkan të informuar se në bojkotojmë. Ata thonë se ne nuk jemi të informuar, na vjen habi, ose nuk shohin ose nuk dëgjojnë ata”.

“Pikërisht personi prej të cilit e kam blerë tokën, ka dal këtu dhe dëshiron të na bëj pengesa. Ne po bëjmë kërkesa paqësore, jo me dhunë..Në qoftë se nuk dëshirojnë me i përzi nxënësit, paradite le të mësojnë fëmijët e atyre e pasdite fëmijët tanë, ose e anasjelltas”.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski edhe sot nuk i’u përgjigj thirrjeve të Alsat. Ditë më parë ai tha se nuk mund ta lejojë përdorimin e shkollës nga nxënësit në fjalë për shkak të protokolleve shëndetësore për mësim. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pasi përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës.

Burimi: TV ALSAT