Universiteti “Nënë Tereza” dhe një nga fakultetet më atraktive të UKIM, Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI) do të kenë objektet e tyre ku do të zhvillohet mësimi, njoftoi ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në konferencën vjetore “Viti për Mundësi të reja”.
Sipas ministrit, me konceptin e gjithëpërfshirjes, të gjithë përfshihen në procesin arsimor.
“Prioritet kanë qenë edhe investimet kapitale. Si MASH kemi një përqindje të lartë realizimi. Janë tre shkolla të reja fillore, puna vazhdon tani në tre objekte të tjera shkollore, një numër i madh shkollash janë rindërtuar dhe 30 të tjera janë në proces. Rritje e përqindjes është paraparë edhe për infrastrukturën e arsimit të lartë, si për Universitetin “Nënë Tereza” dhe për FINKI-n, tha Shaqiri.
Gjashtë vite pas themelimit, Universiteti Nënë Tereza ende nuk ka objektin e tij. Studentët ndjekin mësimet në ambientet e përkohshme që universiteti mori për përdorim.
Schoolture.info