Jeton Shaqiri flet për marrëveshjen me SASHK-un

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, deklaroi se sot presin që të arrihet marrëveëshje me SASHK-un.

“Do të shohim qëndrimet tona përfundimtare, kuptohet si ministri, si Ministria e Financave, si vendimi i Qeverisë, për të dhënë propozimin përfundimtar të cilën duhet t’ia japim sindikatës. Unë e kam thënë edhe në mundësit e tjera se pas takimit të sotshëm, pres që të arrijmë përafrim të gjithë atyre diskutimeve që bashkërisht i kemi si grup negociues”, ka thënë Jeton Shaqiri.

Ai tha se kanë dy tre apo katër përllogaritje për rritjen e pagës.

 “Kuptohet që ne kemi, nëse flas para takimit të sotshëm, jo vetëm një por kemi dy ose tre ose katër përllogaritje. Për ne në ato përllogaritje përveç që futet vlera e numrit e cila mirët në konsideratë do të jetë më e lartë, do të futet mënyra, mundësit e realizimit të asaj përllogaritje, të cilat do të jenë pas ribalansit të buxhetit”, tha Shaqiri.