Akademiku Izet Zeqiri sot ka marrë zyrtarisht detyrën e Rektorit të Universitetit “Nën Tereza” në Shkup.
Në fjalimin e tij ai tha se si rektor do të menaxhojë në mënyrë efektive dhe efikase, që ky universitet të krijohet si një universitet elitar në qendër të Shkupit.
“Do të punojë fuqishëm në përmirësimin e kushteve të studimit, posaçërisht në infrastrukturën ndërtimore, krijimin e kushteve për studentët, do të punojmë në menaxhimin, ngritjen e cilësisë së universitetit, cilësisë së studimit, administratës, shërbimeve, do të punojmë në avancimin, ngritjen e programeve studimore, pse jo edhe akreditimin e programeve të reja sipas nevojave dhe kërkesave të tregut të punës”, tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.
Sa i përket infrastrukturës, ai tha se prioriteti i tyre është që kazerma Ilinden të bëhet, kampusi me të gjitha kushtet të cilat i takojnë një universiteti, duke shtuar se do të punojnë fuqishëm që kjo të bëhet.