HULUMTIMI I SPA-SË/ Studentët kërkojnë mësime praktike në fakultete

Studentët janë të kënaqur me cilësinë e arsimit të lartë në pjesën e mësimdhënies teorike, por edhe konsiderojnë se duhet përmirësuar dukshëm përfaqësimi i mësimit praktik në përmbajtjen e studimit dhe kurrikulës dhe kushtet infrastrukturore për zhvillimin e një mësimi të tillë. Këtë e ka treguar hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” udhëhequr nga Sindikati i Pavarur Akademik (SPA), transmeton Portalb.mk.

SPA dje organizoi prezantim publik të dokumentit për politika publike “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore”, i cili është përgatitur nga autorët prof. Dr. Zoran Velkovski, prof. Neda Zdraveva, prof. Mira Beqar dhe Borjan Eftimov.

Në dokument janë propozuar zgjidhje të cilat pritet të mundësojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Ato konsiderohen në tre fusha:

  • Cilësia e studimeve dhe i procesit arsimor në tërësi,
  • Pjesëmarrja e studentëve në procesin e vendimmarrjes ku shqyrtohen çështjet e pjesëmarrjes në organet drejtuese dhe sistemin e financimit të aktiviteteve të studentëve; dhe
  • Vlerësimi si sistem për sigurimin e cilësisë në nivel kombëtar dhe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë.

Hulumtimi tregoi se studentët konsiderojnë se ndikimi i tyre në përmirësimin e përmbajtjeve të programeve studimore dhe lëndore, në mënyrën e mësimdhënies dhe në funksionimin e përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë është jashtëzakonisht i kufizuar. Kjo veçanërisht i referohet trajtimit të rezultateve të vetëvlerësimeve – anketave, të cilat janë obligim i detyrueshëm për studentët, por që kanë trajtim të ndryshëm nga institucionet.

Në të njëjtën kohë, studentët në hulumtim theksuan se disponueshmëria e mësuesve dhe bashkëpunëtorëve për komunikim dhe konsultime me studentët nuk është gjithmonë e përshtatshme për nevojat. Ndodh që, sipas deklaratave të studentëve, profesorët dhe bashkëpunëtorët nuk ofrojnë konsultime jashtë orëve. Gjithashtu, duhet të përmirësohet qasja në literaturën bashkëkohore në të gjitha fushat.

Gjithashtu, studentët theksojnë nevojën e miratimit të një kuadri ligjor që do të mundësojë forcimin e pozicionit të studentëve në proceset vendimmarrëse. Janë dhënë propozime edhe për përmirësimin e sistemit të punës së shërbimeve administrative-profesionale dhe veçanërisht për digjitalizimin e punës administrative. Propozohet edhe përmirësim domethënës në sistemit për (vetë) vlerësimi dhe vlerësimin e rëndësisë së anketave të studentëve dhe përdorimin e rezultateve si bazë për përmirësimin e punës së institucioneve të arsimit të lartë dhe rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Projekti “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, dhe zbatohet nga ekipi i ekspertëve të SPA-së.