2020 ka qenë një vit me të vërtetë shumë sfidues, por i suksesshëm për rritjen e UNSHM-së dhe afirmimin e tij si trup kryesor, relevant në përfaqësimin e nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut. Për nga cilësia, shumë njerëz të rinj janë bashkuar në Union, duke sjellë kështu energji dhe ide të reja. Përgjatë vitit 2020, UNSHM nën udhëheqjen time ka mbajtur 23 mbledhje të Bordit dhe 5 mbledhje të Kuvendit Qendror.
Ja dhe postimi i plotë i Blendi Hodait:
Më shumë se 68 vendime të rëndësishme janë marrë në këto takime.
Hartuam dhe publikuam Platformën e parë Politike me një vizion të ri e të qartë, me kërkesa për autoritetet arsimore në Maqedoninë e Veriut për çështjet e nxënësve dhe të arsimit .
Në mënyrë të suksesshme nënshkruam Memorandumin “5 pika për Arsmin” me Partitë Politike para zgjedhjeve parlamentare. Themeluam Bordin e Monitorimit dhe Mbikëqyrjes. Në Shkurt 2020, filluam me platformën motivuese – TEEN Talks në çdo qytet, por kriza me pandeminë ndikoi në zbatimin e plotë të projektit. UNSHM përjetoi një rritje të pa precedentë. Nga funksionimi në vetëm tre qytete në korrik të 2019, Unioni ka 18 degë lokale në dhjetor, 2020 – një rritje prej 325%. Takime me Ministren e Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska, duke kërkuar modelin hibrid të të mësuarit gjatë krizës, një model i zhvilluar nga Unioni dhe diskutuam reformat e ardhshme në arsimin e mesëm. Takime me Ministrin e Shëndetësisë- Venko Filipçe, duke diskutuar mundësitë se si dhe kur nxënësit mund të kthehen në mënyrë të sigurt në shkollë. Takim Kryeministrin Teknik – Spasovski, për vitin shkollor. 4/6 e kërkesave tona u pranuan nga autoritetet. UNSHM është pjesë e iniciativës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Mladi MON) – Grup pune për krijimin e politikave për të rinjtë në sferën e arsimit. UNSHM pjesë e iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë, grupi punues për parandalimin e shkeljes të së drejtave të fëmijëve. Dhjetra takime pune me Ambasadorin Evropian Samuel Zhbogar. Takim me Ambasadorin e ri Evropian në Maqedoninë e Veriut – David Geer. Hartuam Dokument me politika (policy paper), me propozime dhe kërkesa për modifikim dhe thjeshtëzim të përmbajtjes së provimit të maturës shtetërore, respektivisht ndryshimin e modelit të maturës shtetërore nga katër lëndë në dy lëndë. Dokumenti u prezantua gjatë takimit me Ministren Carovska më 9 dhjetor 2020. Bashkërisht me Delegacionin e Bashkimit Evropian, implementuam një ngjarje të shkëlqyeshme në prag të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, Konferenca: “Education that makes citizens” Hartuam dhe publikuam një numër raportesh me vërejtje dhe rekomandime për mbylljen e shkollave, mësimin nga distanca dhe ndikimin e COVID-19 në procesin arsimor, respektivisht në arsimin e mesëm. Hartuam udhëzuesin “Education at 360°” – me rekomandime dhe vërejtje për sigurimin e cilësisë në arsim. Krijimi i programit UNSHM Academy- për të mësuar brezat e rinj të nxënësve me funksionalitetin e Unionit me qëllim për të vazhduar këtë traditë. Krijuam modelin e ri për organizimin e nxënësve të shkollës, një model që sfidon status quo-në dhe që është i modernizuar dhe bazuar në standardet evropiane. Kjo rregullore e propozuar nga UNSHM do të jetë pjesë e ligjit të ri për arsimin e mesëm në 2021. Dërguam kërkesë tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse me 11 propozim-ndryshime për protokollet për vitin shkollor 2020/21 e të cilat shtatë prej tyre u pranuan. Nxënësit e shkollave të mesme janë partnerë të barabartë në vendimmarrje në çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Plani Strategjik 2019-2022 është implementuar plotësisht. Në janar 2021, UNSHM do të hartojë dhe votojë Startegjinë e Zhvillimit të UNSHM-së 2021-2025. Takime Online me miqtë dhe kolegët tanë evropianë- OBESSU duke diskutuar për çështje arsimore, për përmirësimin e strukturave tona dhe krijimin e politikave arsimore për Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 23 reagime dhe deklarata për shtyp. Amandamente të reja në statutin e UNSHM-së, që kanë përmirësuar funksionalitetin e Unionit dhe e kanë bërë punën tonë më efikase. Të parët që adresuam nevojën e një Platforme të Unifikuar mbi mësimin në distancë në vend, e cila u pranua pas disa muajsh nga MASH. Më 15 gusht, 2020 – UNSHM filloi platformën më të madhe të anëtarësimit. Që nga ajo kohë, shumë nxënës u bashkuan me lëvizjen, përkatësisht 350 aktivistë të rinj, në total më shumë se 630 anëtarë aktivë janë pjesë e Unionit. Ne organizuam debate televizive (Click Plus Rinia) me përfaqësues të të rinjve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me TV21. Krijuam Ekipin e PR të UNSHM-së dhe caktuam Drejtorin e PR të Unionit. Kremtuam Ditën Evropiane më 9 maj 2020, duke pasur një debat online me ish- Ambasadorin e BE-së – Samuel Zhbogar dhe ish-Ministrin e Arsimit dhe Shkencës – Arbër Ademi. Marrëdhënie të rëndësishme dhe të mira me kolegët dhe miqtë tanë në Unionet e Nxënësve nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës. Të gjitha këto arritje nuk do të ishin të realizueshme pa ndihmën e stafit të mrekullueshëm përkrah meje: nënkryetarët Leutrim dhe Vanesa; u.d. së sekretarit Luka; këshilltarëve Naser, Adora, Emira, Kalina, Emir; kordinatorët Dejana dhe Sara, si dhe shefit të PR-it Amar.