Në kuadër të Shkollës së Mesme Ekonomike dhe Juridike „Arseni Jovkov” në Shkup është
hapur „Klinikë Juridike ” e cila do t’iu mundësojë nxënësve praktikisht t’i zbatojnë njohuritë
e fituara teorike, përkatësisht të zhvillojnë aftësitë që do të jenë konkurruese në tregun e
punës.
Bëhet fjalë për koncept inovativ për edukim që do të zbatohet përmes zbatimit të programeve
speciale për nxënësit e kësaj shkolle, duke aplikuar simulime reale të rasteve dhe ushtrime të
tjera praktike përmes të cilave ata do të avancohen edhe pas përfundimit të procesit arsimor
dhe do të përgatiten mirë për punësim të shpejtë në vend përkatës të punës ose për zhvillim
të mëtejshëm akademik.
Në promovimin e „Klinikës Juridike” mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton
Shaqiri, së bashku me kryetaren e qytetit të Shkupit Danela Arsovska dhe drejtorin e Qendrës
për Arsim dhe Aftësim Profesional Sherif Miftari.
Shaqiri theksoi se me përmirësimin e dukshëm të kushteve për aftësimin praktik të nxënësve ,
SHMQSH „Arseni Jovkov” është opsion i shkëlqyeshëm për nxënësit e shkollave të mesme
që të fitojnë njohuri dhe shkathtësi që do të mundësojnë një të ardhme të begatë në aspektin
profesional.